Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Topi i Artë 2022/ Kush do t’i bashkohet Benzema-s në podium?

Me gjithë polemikat dhe kritikat që gjeneron, Topi i Artë mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror dhe gara për të fituar çmimin e më të mirit të vitit 2022 ka qenë epik.

Në ora 21:00, France Football, do të njoftojë fituesin e Topit të Artë, i cili pritet të jetë Karim Benzema.

Francezi ka pasur një sezon fantastik, ku arriti të fitojë La Ligën e Ligën e Kampionëve me Real Madrid-in dhe Nations League me Francën.

Në mars, France Football njoftoi se rregullat për votimin e Topit të Artë kanë ndryshuar, me kryesorja që çmimi do të bazohet në performancat gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik.

Rëndësia e dhënë për trofetë është zvogëluar gjithashtu, që do të thotë se çmimi duhet të pasqyrojë futbollistët më të mirë nga çdo sezon, në vend të atyre që ngrenë më shumë tituj, por kjo nuk ishte problem për Benzema-n, pasi gjatë një sezoni, ai arriti të regjistrojë 48 dhe 15 asistime.

Nuk kishte asnjë lojtar që t’i afrohej sulmuesit të Real Madrid-it për sa i përket ndikimit në sezonin evropian 2021-22, dhe ai me të drejtë do të fitojë Topin e Artë, për herë të parë në karrierën e tij.

Pavarësisht se fituesi i Topit të Artë thuajse dihet, janë edhe katër kandidatë të tjerë, që e sfidojnë francezin.

Në pozitën e pestë është Kylian Mbappe i PSG-së.

Gjatë sezonit që kaloi, ai shënoi 49 gola dhe regjistroi 31 asistime, ku fitoi edhe Ligue 1 me PSG-në dhe Nations League me Francën.

Në vendin e katërt, radhitet ish lojtari i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Në sezonin 2021-22, polaku shënoi 57 gola, 12 asistime, i cili fitoi Bundesligën dhe Superkupën e DFL.

Një tjetër sezon mbi 50 gola për Lewandowski në atë që rezultoi të ishte i fundit i tij në një fanellë të Bayern Munichut.

Në pozitën e tretë është Mohamed Salah i Liverpool.

Në sezonin e kaluar, egjiptiani shënoi 33 gola, 19 asistime, ku fitoi FA Cup dhe Carabao Cup.

Salah ishte lojtari më i mirë në botë gjatë pjesës së parë të sezonit 2021-22, dhe një vend në podium duhet të jetë i tij.

Edhe pse ai pësoi zhgënjim si në nivel klubesh ashtu edhe në atë ndërkombëtar gjatë pjesës së dytë të sezonit, ai fitoi Këpucën e Artë të Premierligës mes nderimeve të tjera.

Në vendin e dytë, është një ish-lojtar i Liverpool-it, Sadio Mane.

Në sezonin 2021-22 ai shënoi 33 gola, pesë asistime ku fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës, FA Cup dhe Carabao Cup.

Një lojtar afrikan nuk e ka fituar Topin e Artë që nga George Ëeah në 1995, dhe megjithëse Mane ka pasur një sezon të mirë, një lojtar afrikan sdo fitojë topin e artë as këtë vit.

Mane do kishte mundësi të fitonte Topin e Artë, nëse do të mposhte Real Madrid-in e Karim Benzema-s në finale, por klubi mbretëror triumfoi në fund.

Kujtojmë se Lionel Messi është lojtari me më së shumti topa të artë në histori, gjithsej shtatë.

Pas tij, është Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë topa të artë.

LAJME TË TJERA >>