Robert Lewandowski mund të ishte lojtar i Blackburn Rovers në vitin 2010. Atë kohë ai aktivizohej ende në vendlindje, Poloni, me skuadrën e Lech Poznan.
Dy klubet dhe lojtari kishin rënë dakord për kalimin e sulmuesit ne Angli. Gjithçka ishte gati, por në fund diçka pengoi kryerjen me sukses të atij transferimi.
34-vjeçari kishte planifikuar një udhëtim në Angli për të parë nga afër Blackburn Rovers. Në momentet e fundit kur ai do të nisej, shpërtheu vullkani islandez Eyjafjallajokull dhe bëri që gjithë trafiku ajror në Evropë të ndërpritej për pak kohë.
Pikërisht kjo situatë ndaloi Lewandowski-n të kalone në radhët e skuadrës angleze.
Pasi nuk mundi të nënshkruante me Blackburn, polaku u transferua te Borussia Dortmund në Gjermani, aty ku më pas u bë një emër i njohur në futbollin Evropian.
Me Dortmund-in, Lewandowski u aktivizua në 187 ndeshje në të gjitha garat. 103 gola dhe 42 asistime mbajnë emrin e tij.