Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Tajvani bëhet gati për të mirëpritur Pelosin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi do të vizitojë Tajvanin mbrëmjen e 2 gushtit.

Pas konfirmimit nga zyrtarët vendas dhe amerikanë, ka qenë botimi tajvanez “Liberty Times”, i cili ka zbuluar detaje të mëtejshme.

Vizita – e para për një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vjet – nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosi-t.

Në veçanti, ajo do të takohet me Presidentin Tsai Ing-wen.

Avioni special i Pelos-it do të mbërrijë në orën 22:20 të së martës, në aeroportin Songshan.

“Liberty Times” ka zbuluar se Pelosi do të qëndrojë gjatë natës pasi të mbërrijë në Tajvan.

Pelosi, sipas së përditshmes tajvaneze, pritet të marrë një fluturim për t’u larguar nga Tajvani të mërkurën pasdite.

Zyrtarja e lartë amerikane kryeson një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve për të vizituar rajonin Indo-Paqësor.

Sipas kësaj gazete, delegacioni ka rezervuar dy hotele, të cilët mund të jenë hoteli “Grand Hyatt” në distriktin Xinyi ose hoteli “Marriott” në rrethin Zhongshan.

Burimet përkatëse theksuan se në mbrëmje në Tajvan do të mbërrijnë mysafirë të rëndësishëm të huaj, por Ministria e Punëve të Jashtme vetëm ritheksoi se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake nga mëngjesi i 2 gushtit deri në pasditen e 4 gushtit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Zyrtari kinez i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Kina është e gatshme të përfundojë dialogun në nivelin më të lartë me SHBA-të në rast të vizitës së Pelos-it në Tajvan.

Më 25 korrik, aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan dhe grupi i saj goditës, duke përfshirë një shkatërrues me raketa të drejtuara dhe një kryqëzor me raketa të drejtuara, u larguan nga Singapori për në ngushticën e Tajvanit në mes të një vizite të mundshme nga Pelosi.

Pesë ditë më pas, Kina njoftoi zhvillimin e stërvitjeve ushtarake me të shtëna pranë Tajvanit.

Tajvani ka qenë prej kohësh një pikë tensioni në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Kina pretendon se demokracia ishullore është pjesë e territorit të saj.

Edhe pse SHBA-të nominalisht i përmbahen politikës “të një Kine”, e cila njeh Tajvanin dhe Kinën si pjesë të të njëjtit vend, ajo ruan “paqartësi strategjike” në marrëdhëniet e saj me ta.

Që nga marrja e detyrës, presidenti amerikan Joe Biden ka sugjeruar vazhdimisht se SHBA-të do të mbrojnë Tajvanin ushtarakisht nëse Kina do të përpiqej të rimarrë ishullin me forcë.

LAJME TË TJERA >>