Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Një ‘mbretëreshë’ nga provinca, Egnatia dikton merkaton

Mbretëreshë në fjalorin futbollistik quhet skuadra që zakonisht dominon merkaton. Dhe zakonisht u takon klubeve më me emër ta gëzojnë këtë status, klubeve që fitojnë trofe dhe luajnë në kompeticionet europiane. Këtë verë në Superiore ‘mbretëreshë’ është Egnatia.

Në Shqipëri ka një përjashtim nga rregulli. Nuk është as Tirana, as Partizani, as Vllaznia apo ndonjë skuadër tjetër e vendeve të para. Mbretëreshë e merkatos verore është Egnatia. Skuadra rrogozhinase që do të luajë sezonin e dytë radhazi në Superiore.

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, prezanton blerjen e fundit, Fernando Medeiros. Gazeta Si, 27 korrik 2022

Egnatia ka bërë afrimin e 12-të ditët e fundit, një brazilian me shumë përvojë. Një numër shumë i lartë ky për një skuadër shqiptare. Rrogozhinasit kanë ndryshuar rrënjësisht nga sezoni e fundit, që nga stoli te përbërja e lojtarëve, pasi synojnë Kupat e Europës.

Drejtimin e ka marrë trajneri Edlir Tetova, ndërkohë që mes emrave të afruar janë Ilir Camaj, Emiljano Musta, Alen Sheri, Sbduraman Fangaj, Sadik Atanda, Redon Mihana e të tjerë.

Rrogozhinasit kanë shpenzuar shumë, madje edhe për të blerë të blerë kartonin e ndonjë lojtari, siç është rasti i Mihanës. Nuk ndodh shpesh që klubet tona të blejnë kartonin e lojtarit.

Për një kohë të shkurtër tek Egnatia janë bërë hapa të mëdhenj përpara, duke nisur nga stadiumi. Tani ambicjet janë shtuar dhe drejtuesit e saj kërkojnë që Egnatia të jetë pëtjetër faktor në futbollin elitar shqiptar.

Puna po bëhet, investimet janë dhe tani mbetet vetem që rrogozhinasit tëp resin rezultatet.

LAJME TË TJERA >>