Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Modena, pas 105 vitesh gjen varrin e gjyshit që vdiq në luftën e Parë Botërore në Shqipëri

Në moshën 81-vjeçare Ennio Sgarrino mundi t’i çojë lule mbi varr gjyshit të tij nga i cili mori emrin e pagëzimit. Ai u varros në Taranto, diçka që u zbulua pas shumë kërkimesh.

Nuk e humbi kurrë shpresën, edhe kur dukej se nuk kishte shpresë. Ennio Sgarrino, një ish-punonjës i INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore), arriti të gjurmonte vendin e varrimit të gjyshit të tij, Ennio Moratti, i lindur në 1880 në Montefiorino, në zonën e Modenës.

Toger Ennio Sgarrino që vdiq në Shqipëri.

Ai e bëri këtë falë punës së komandës provinciale të karabinierëve të Tarantos, të kontaktuar nga vetë Sgarrino më 31 maj. Pas kërkimeve të kryqëzuara me një sërë verifikimesh, pas konsultimeve me arkivat historike dhe bazat e të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, ai mori përgjigjen që donte: gjyshi i tij Ennio Moratti prehet prej dekadash në Memorialin Ushtarak të të rënëve jashtë shtetit, në Bari.

Në momentin që komandanti provincial i Karabinierëve të Tarantos, kolonel Gaspare Giardelli i dha lajmin e shumëpritur Sgarrinos, ky i fundit mezi i mbajti lotët. Tani më në fund mund të çojë lule në varrin e gjyshit të tij.

Ajo që dinte Sgarrino, përpara kërkimit, ishte vetëm viti dhe vendi i vdekjes së gjyshit të tij Ennio.

Moratti vdiq si toger i Karabinierëve Mbretërorë, në 1917. Oficeri ishte në forcën e Legjionit “Emilia Romagna” kur, gjatë Luftës së Parë Botërore, vdiq në Shqipëri, gjatë operacioneve të luftës. Dhe më pas iu dha Medalja e Argjendtë për Trimërinë Ushtarake, në kujtim të tij. Eshtrat e tij qëndruan në Shqipëri, më saktë në Vlorë, deri në vitin 1962, përpara se të transferoheshin në Memorialin Ushtarak të të rënëve Jashtë në Bari.

LAJME TË TJERA >>