Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Partitë e djathta të Italisë janë gati të mbushin boshllëkun nëse Draghi jep dorëheqjen

Pasi Mario Draghi ofroi dorëheqjen si kryeministër i Italisë, Giorgia Meloni, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë, postoi në Twitter një foto të saj duke mbajtur një tabelë që bën thirrje për zgjedhje.

“Kjo legjislaturë ka përfunduar”, ka shkruar ajo.

“Do të luftojmë për t’i kthyer popullit italian atë që kanë qytetarët e të gjitha demokracive të tjera: lirinë për të zgjedhur se kush do t’i përfaqësojë”, ka vijuar postimi.

Entuziazmi i Meloni-t për zgjedhjet e parakohshme nuk është aspak befasues.

Sondazhet sugjerojnë se partia e saj Vëllezërit e Italisë rezulton më popullorja e vendit, e favorizuar nga rreth 22.5 për qind e votuesve.

Dy aleatë ideologjikë, Liga e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit, mbështeten së bashku nga 22.8 për qind të tjerë të votuesve.

Sakaq, Partia Demokratike e qendrës së majtë numëron më pak se 22 për qind ndërsa partia populiste Pesë Yjet, e cila shkaktoi krizën aktuale duke refuzuar të mbështesë qeverinë e Draghi-t në një votim kritik, grumbulloi më pak se 12 për qind.

Sipas analistëve, kjo do të thotë se një koalicion nga e djathta do të ishte pothuajse i sigurt se do të vinte në pushtet nëse Draghi do të përmbushte kërcënimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Nga ana tjetër, do të shpalleshin zgjedhjet megjithëse rivalitetet midis liderëve të lidhur ideologjikisht, por konkurrues, mund të komplikojnë formimin e çdo qeverie.

Draghi do të sqarojë qëllimet e tij në një fjalim në parlament të mërkurën, me italianët të lëkundur ​​nëse ai do të largohet ose do të pranojë të qëndrojë.

Një koalicion i ri i djathtë mund të ketë implikime të rëndësishme për Italinë, financat publike dhe qasjen e Romës ndaj luftës në Ukrainë.

“Çdo qeveri në Evropën Perëndimore do të duhet të përballet me pakënaqësinë popullore për inflacionin e nxitur nga çmimet e energjisë, lëndëve të para dhe mbi të gjitha ushqimit”.

Kështu ka thënë Alessandro Marrone, kreu i programit të mbrojtjes në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Italisë, për ndikimin e luftës.

“Evropa Perëndimore nuk është aq elastike sa Rusia për sa i përket sakrificave. Duhet parë se çfarë premtojnë Vëllezërit e Italisë, Liga dhe Forza Italia në fushatën për t’u lidhur me votuesit”, ka shtuar.

Meloni, e lindur në Romë, dikur ishte një euroskeptike e fortë, duke kritikuar hapur “burokratët e Brukselit” dhe duke i bërë thirrje Italisë të rinegocionte marrëdhëniet me Komisionin Evropian.

Por kohët e fundit ka zbutur tonin e saj, duke reflektuar pikëpamjen më pozitive të italianëve për Brukselin që nga fillimi i fondit të rimëkëmbjes së coronavirus-it prej 750 miliardë eurosh.

LAJME TË TJERA >>