Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

ZDF zbulon skandalin e trukimeve në tenis, 5 ndeshje në hetim

Hije të një tjetër skandali mbi botën e tenisit. Televizioni i njohur gjerman ZDF zotëron dokumentacionin e ITF-së, Federatës Ndërkombëtare, mbi disa ndeshje të trukuara.

Në qendër të hetimit është trajneri bjellorus Yahor Yatsyk dhe dy sportistë të tij. Nikoloz Basilashvili, numri 26 ATP, që Yatsyk e ka stërvitur për 18 muaj nga 2013-a, si dhe Aslan Karatsev, numri 42 në botë, me të cilin ka bashkëpunuar nga 2018-a në 2021-shin.

Aslan Karatsev, rusi i perfshire ne trukime.

Sipas ZDF-së, Yatsyk i ka paguar dy tenistët në disa raste për të trukuar ndeshjet e tyre. Nën hetim janë të paktën 5 ndeshje.

Televizioni gjerman bën me dije se ndeshjet në fjalë janë shoqëruar me oshilacione të pazakonta dhe ka pasur baste të larta kur luante Karatsev.

Në periudhën e bashkëpunimit të tij me Yatsyk kanë tërhequr vëmendjen dy ndeshje, një ndeshje çift në 2019-ën në Finlandë dhe një tjetër po çift në 2020-ën në Kazakistan. Të dyja ndeshje të ‘Challenger Tour’.

Për Basilashvilin dyshimet lidhen me një ndeshje çift në turin e parë të Uimbëlldon 2021, bashkë me moldavin Radu Albot. Dyshimet kanë lindur nga fluksi shumë i lartë i basteve për humbjen e tyre, me shuma deri në gjysmë milioni dollarë.

LAJME TË TJERA >>