Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Bayraktar-ët” kryesuan eksportet ushtarake të Turqisë

Shkatërrimi i artilerisë dhe mjeteve të blinduara ruse nga Forcat e Armatosura të Ukrainës me ndihmën e dronëve turq “Bayraktar TB2” e ngjitën në podium fluturakun “pa pilot”.

Kjo ishte deklarata e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë, Selçuk Bayraktar.

Sipas biznesmenit dhe inxhinierit turk, “TB2” po bën atë që supozohet të kryejë.

Pra, neutralizimin e disa prej sistemeve më të avancuara kundërajrore, të artilerisë dhe automjetet e blinduara.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar intervistën me Bayraktar-in në një ekspozitë në Baku.

“Bayraktar TB2” ka qenë një faktor i rëndësishëm në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe Nagorno-Karabakh.

Pas sulmeve të Ukrainës drejt pozicioneve ruse, droni është bërë aq popullor sa që tani kryeson eksportet globale të mbrojtjes së Turqisë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se kërkesa ndërkombëtare për “TB2” dhe “Akinci” (modeli i fundit – AP) është e madhe.

Vetë Selçuk Bayraktar, i cili është i martuar me vajzën e Erdogan-it, u shpreh se “Baykar Defense” mund të prodhojë 200 drone “TB2” në vit.

Baykar aktualisht është duke punuar me variantin “TB3”, i cili ka krahë komplekse dhe mund të ngrihet ose ulet në aeroplanmbajtëse me pistë të shkurtër, si dhe një avion luftarak pa pilot të quajtur MUIS ose Kizilelma.

E para është planifikuar të prezantohet para fundit të vitit, e dyta do të fillojë të testohet në vitin 2023.

LAJME TË TJERA >>