Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Zelensky kërkon sanksione “maksimale” ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka apeluar për sanksione “maksimale” kundër Rusisë.

Ndër to përfshihet edhe një embargo ndaj naftës ruse.

Kështu është bërë me dije gjatë një fjalimi virtual në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Aleatët perëndimorë të Kiev-it kanë vendosur disa valë sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të ofensivës, por Zelensky ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të shkojë më tej.

E gjitha për të ndaluar agresionin e Kremlinit duke ndërprerë të gjithë tregtinë me Moskën.

Ai ka drejtuar thirrje që të gjitha bankat ruse të bllokohen dhe që të tërhiqen plotësisht kompanitë e huaja nga Rusia.

LAJME TË TJERA >>