Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Erblira Bici kalon te Roma: Do jap gjithçka, mezi po pres ta nis këtë aventurë

olejbollistja e Kombëtares shqiptare, Erblira Bici, është lojtarja më e re e Romës. Një aventurë e re kjo për 26-vjeçaren në Itali, ku ajo ka luajtur gjatë viteve të fundit.

Erblira Bici është transferuar në Itali në vitin 2016, në Mondovì, pas disa trofesh të fituar në Shqipëri. Pas dy vjetësh në A2 ajo kaloi në sezonin 2018-2019 te Novara në A1, duke fituar 1 Kupë Italie dhe 1 Ligë Kampionësh. Pastaj 2 sezone të tjera në A1, me UYBA dhe Kuneo.

Kampionatin e kaluar Erblira Bici zgjodhi të luante në A2, ku ishte protagoniste absolute me një mesatare prej 18.6 pikësh për ndeshje.

Roma e vlerëson maksimalisht lojtaren shqiptare dhe shpreson që me afrimin e skuadra të jetë më e fortë, pasi është një volejbolliste me shumë potencial.

Pas kalimit te Roma, Erblira Bici është shprehur: “Më kanë folur shumë mirë për klubin dhe ambientin. Kukarini është një trajner shumë i mirë. Dua të jap gjithçka për Romën dhe mezi po pres ta nis këtë aventurë.

Kur përmend Romën, menjëherë duket si diçka e madhe. Do të njoh tifozët dhe shpresoj të jenë të shumtë e të na mbështesin për të fituar sa më shumë. I vetmi premtim që mund të bëj është që se do të jap gjithçka nga vetja. Dua të arrij A1, duke fituar një kampionat në A2”.

LAJME TË TJERA >>