Asnjë revolucion në futjen e kohës efektive në futboll nuk do të ketë në Kupën e Botës, Katar 2022.
Ky është vendimi i fundit i FIFA-s, pas lajmeve ku kreu i saj, Gianni Infantino tha se po studiohet zgjatja e minutave për shkak të kohës efektive.
Qeveria e futbollit botëror publikoi një deklaratë zyrtare për të hedhur poshtë zërat mbi një risi të mundshme në Katar 2022.
“Pas shpërndarjes së disa raporteve dhe mosmarrëveshjeve, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës FIFA në Katar 2022 apo ndonjë kompeticion tjetër”, thuhej në deklaratën e organit më të lartë drejtues të futbollit.
Megjithatë, risia në Kupën e Botës mund të mos jetë minutazhi i ndeshjeve, por automatizimi i pozicionit jashtë loje.
Falë teknologjisë, gjyqtarët anësorë mund të zëvendësohen lehtësisht.
Në rastet kur një lojtar është në pozicion jashtë loje, në orën e gjyqtarit kryesor të ndeshjes do të jepet një sinjal i ngjashëm me atë të linjës së golit.