Udhëheqësit e NATO-s do të bien dakord për vendosjen e katër grupeve të reja beteje të NATO-s në Evropën Lindore, në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën e 23 marsit.
Ai tha se kjo përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.
Ndërsa, presidenti amerikan Joe Biden është nisur nga Ëashingtoni për në kryeqytetin belg, ku do të marrë pjesë në një takim me aleatët e NATO-s për të diskutuar përgjigjen ndaj pushtimit rus.
Gjithashtu Stoltenberg tha se Rusia duhet të ndalojë “shpërthimin bërthamor” duke i përshkruar komentet e Rusisë për përdorimin e armëve të tilla si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.
Ai shtoi se ka një mesazh të qartë për Rusinë, se lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë.
Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse përballet me “një kërcënim ekzistencial”.