Kërkesa e Rusisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të hequr pezullimin e FIFA-s mbi pjesëmarrjen në play-off për Kupën e Botës, Katar 2022, u refuzua.
Më herët CAS refuzoi dhe vendimin për pezullimin nga UEFA. Kjo e fundit përveç Kombëtares së Rusisë, kishte pezulluar nga kompeticionet e saj edhe klubet ruse.
Këtë të premte ka ardhur dhe vendimi përfundimtar, që e nxjerr Rusinë jashtë play-off për Kupën e Botës. Rusia do të duhej të përballej me Poloninë në këtë raund.
Tashmë Polonia do të kalojë automatikisht në raundin tjetër dhe do ketë një shans më shumë për të arritur në Katar.