Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

30 miliardë dollarë dëm në PBB – Kjo është humbja ruse në 2 javë luftime

Rusia ka humbur rreth 30 miliardë dollarë të vlerës së saj në Prodhimin e Brendshëm Bruto në vetëm dy javë luftime në Ukrainë.

Është kjo statistika që paraqet media botërore e specializuar në fushën e ekonomisë, Bloomberg, e cila ka bërë bilancin paraprak të mësymjes ruse drejt territorit ukrainas.

Rënia më e madhe mendohet se nuk vjen prej sanksioneve – të cilat ende duhet ta shfaqin efektin e tyre – sa vjen për shkak të rënies së madhe të valutës vendase, Rublës. Gjithsesi, një analizë më e gjerë e mëvonshme, mund të tregojë fytyrën e vërtetë të goditjes së ekonomisë ruse nga faktorët e ardhur prej luftës.

Bursa e Moskës ka mbetur e mbyllur prej fillimit të agresionit, duke e bërë të pamundur kryerjen e një vlerësimi të saktë ekonomik të situatës reale.

Gjithsesi, vlera mendohet se mund të jetë edhe e madhe, kur parashtrohen në tavolinë ndalimet e shumta të shteteve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë sanksionuar disa produkte si edhe kanë ngrirë asete të tëra bankare të Rusisë.

Ndikim në ekonomi ka pasur edhe bojkotimi i firmave më të mëdha botërore në gjithë Rusinë.

LAJME TË TJERA >>