Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

24 vjetori i Çlirimit / Rama, thirrje Kurtit: Kosova duhet të dalë prej qorrsokakut ku e ka futur grindja absurde me aleatët

Në ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe një herë thirrje Albin Kurtit që të reflektojë dhe t’i japë fund grindjes me aleatët, që ai e quan absurde. Rama ka vënë theksin se pa aleatët nuk do kishte sot as Republikë të Kosovës dhe as liri e demokraci për shqiptarët, për rrjedhojë shton se vendi duhet të dalë nga ky qorrsokak me dialog dhe jo polici.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

LAJME TË TJERA >>