Kompania “Deloitte” ka zbuluar renditjen e 20 klubeve me fitimet më të larta gjatë sezonit të kaluar 2020/21. Publikimi u bë nën titullin “Football Money League 2022”.
Lista përbëhet nga 10 klube angleze, tre italiane, tre spanjolle, dy gjermane, një franceze dhe një ruse.
Sipas raportit, Manchester City është klubi që ka arritur të arkëtojë më shumë. Anglezët fituan rreth 645 milionë euro. Real Madrid-i renditet i dyti dhe Bayern Munich-u i treti.
Renditja e plotë e 20 klubeve që arkëtuan më shumë për sezonin 2020/21:
1-Manchester City: 644.9 milionë euro;
2-Real Madrid: 640.7 milionë;
3-Bayern Munich: 611.4 milionë;
4-Barcelona: 582.1 milionë;
5-Manchester United: 558 milionë;
6-Paris Saint-Germain: 556.2 milionë;
7-Liverpool: 550.4 milionë;
8-Chelsea: 493.1 milionë;
9-Juventus: 433.5 milionë;
10-Tottenham: 406.2 milionë;
11-Arsenali: 366.5 milionë;
12-Borussia Dortmund: 337.6 milionë;
13-Atletico Madrid: 332.8 milionë;
14-Inter: 330.9 milionë;
15-Leicester: 255.5 milionë;
16-West Ham: 221.5 milionë;
17-Wolverhampton: 219.2 milionë;
18-Everton: 219.1 milionë;
19-Milan: 216.3 milionë;
20-Zenit Shën Petersburg: 207.3 milionë