Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

11 shtator 2001/ Gjithë bota ndaloi, përveç futbollit dhe Formulës 1

11 shtator 2001 është data që ka ndryshuar historinë e botës në vitet e fundit: atentati ndaj Kullave Binjake ka lënë shenjë në jetën e të gjithëve, i ka frikësuar jo pak njerëzit, duke bërë që ata të ndryshojnë zakone që më parë as që e mendonin se do të krijonin rreziqe. Pas asaj date njerëzit janë më të vëmendshëm për atë që ndodh në çdo fushë të jetës.

Por as gati 3000 personat që humbën jetën nga përplasja e avionëve të drejtuar nga terrorisët nuk e ndalën sportin atë ditë të 20 viteve më parë. Atë mbrëmje u luajtën tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve, që ndanë opinionin publik. Shumë mendonin se nuk u tregua respekt për viktimat, kurse të tjerë admironin aftësinë për të qëndruar në këmbë, pavarësisht kërcënimeve ndaj botës perëndimore.

Nga ndeshja Roma-Real Madrid.

Të martën e 11 shtatorit 2001 ishte ora 14:45 (me orën tonë), kur avioni i parë u përplas me Kullën e Veriut të “World Trade Center” në Nju Jork, pra 6 orë përpara fillimit të ndeshjeve të mbrëmjes. Kaluan orë, terror dhe frikë dhe në fund vajtim. UEFA nuk mendoi për shtyrjen e ndeshjeve, në mbrëmje u luajtën Roma-Real Madrid, Gallatasarai-Lacio, Lokomotiv Moskë-Anderleht, Dinamo Kiev-Borusia Dortmund, Liverpul-Boavista, Majorka-Arsenal, Shalke 04-Panathinaikos dhe Nantë-PSV Eindhoven.

Në Ligën e Kampionëve nderimi për viktimat u kufizua vetëm me një minutë heshtje para nisjes së ndeshjeve. Të nesërmen, ndoshta pas polemikave që shpërthyen në media, u anuluan ndeshjet e së mërkurës në mbrëmje. A ishte më mirë të mos luhej në atë ditë zie? A ishte më mirë të vazhdohej përpara dhe të nderoheshin viktimat me sportin? Janë pikëpyetjet klasike që ndeshen kur kryqëzohen tragjeditë me kompeticionet sportive.

Nuk ka një zgjedhje të drejtë, me shumë mundësi. Atëherë duhet t’u besosh ndjenjave të atyre që atë mbrëmje duhej të bënin punën e tyre, si Dino Xof, që në atë kohë ishte trajneri i Lacios. Kohët e fundit ai është shprehur: “Ishte një situatë e pabesueshme, askush nuk po kuptonte çfarë po ndodhte. Ishim në Stamboll, nuk kishim kohë për të bërë asgjë. Po ta mendosh, nuk kishim çfarë të bënim tjetër”. Damiano Tomazi, ish-lojtar i Romës, kujton: “Ishte një ndeshje që nuk duhej të luhej, por nuk kishim kohë për ta anuluar, pasi gjithë ata njerëz ishin mbledhur në një vend”.

Ferrari, me shirit te zi ne nderim te viktimave te 11 shtatorit.

Ndryshe nga futbolli, kishte kohë për të organizuar diçka ndryshe Formula 1, duke ditur që Çmimi i Madh i Moncës do të zhvillohej tri ditë pas tragjedisë. Shumë pilotë, me në krye Mikael Shumaker (në atë kohë kreu i sindikatës së pilotëve), kërkuan me forcë që të mos zhvillohje gara, por FIA, ashtu si UEFA, vendosi që të vazhdohej përpara me çdo kusht. FIA hodhi poshtë gjithashtu edhe propozimin për një nisje të ngadaltë, të të gjitha makinat bashkë në dy kthesat e para. Ferrari në një farë mënyre mbajti zi, duke lyer një pjesë të zezë para së kuqes në makinë.

LAJME TË TJERA >>