Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

1.7 milionë njerëz marrin pjesë në tubimin e Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një tubim elektoral një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, ku është raportuar se kanë marrë pjesë 1.7 milionë qytetarë turq.

Ngjarja u zhvillua në Stamboll të dielën e 7 majit, kur Erdogan mbajti edhe tubimin më të madh të kësaj fushate.

“Ne e kemi dashur Stambollin që nga lindja. Stambolli nuk është vetëm një qytet i kufijve të tij dhe i njerëzve që jetojnë atje, Stambolli është gjithashtu Turqi. Është qyteti i vëllezërve tanë nga Ballkani deri në Kaukaz. Nëse na pyesin se ku doni të jetoni midis tokës dhe qiellit, përgjigja që do të japim është gjithmonë Stambolli”, tha presidenti turk, duke iu drejtuar mbështetësve.

Erdogan u zotua “jo vetëm të shtojë diferencën e inflacionit në pagat e nëpunësve civilë në korrik, por edhe të rrisë pjesën e mirëqenies së vendit”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbanianpostofficial%2Fvideos%2F239551548726085%2F&show_text=false&width=267&t=0

“Më 9 maj, shpresoj t’i shpall publikut rezultatet e bisedimeve që ministri ynë po zhvillon aktualisht me sindikatat”, tha ai.

Qarqet e huaja ndiheshin jo rehat me çdo arritje të Turqisë, madje nuk ngurruan ta thoshin hapur, shtoi më tej Erdogan në retorikën e tij, pa dhënë më shumë detaje mbi cilat këto “qarqe” janë.

“Ne gjithmonë i themi fjalën tonë kombit tonë. Ne e bëjmë garën për punë dhe shërbim jo me opozitën, por me veten tonë”.

Erdogan theksoi se qeveria e tij ka sjellë punë dhe shërbime në Turqi në 21 vjet dhe ka trefishuar të ardhurat kombëtare.

“Ne siguruam punë dhe ushqim për 21 milionë njerëz. Ndërtuam 13.5 milionë shtëpi të reja dhe ribashkuam familjet tona me një shtëpi të re. Kemi rritur cilësinë e jetës së kombit tonë me shkollat, spitalet dhe tunelet që hapëm”, përforcoi ai.

“Kemi shumë për të bërë. Sigurisht që ka edhe probleme”, vijoi më tej, por përkufizoi se vendi ka arritur shumë.

Në përmbyllje, përsiati se së pari, Turqia duhet të shohë se nga ka ardhur.

Ndërsa, mbi Stambollin, përfundoi duke thënë se duke e integruar këtë qytet me pasuritë e tij infrastrukturore dhe superstrukturore, e ka bërë një qendër që shihet me zili nga të gjithë.

LAJME TË TJERA >>